Nagavci: Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se MAShTI nga ky vit do të fillojë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës.

“Gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë, e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve”, ka shkruar Nagavci në facebook.

“Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim i joni tashmë do të marr trajtën e duhur!”, ka shtuar ajo.

Lajmet Nagavci: Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!