Përballja e tretë zhvillohet në Therandë: Ylli për ta festuar titullin, Trepça për rikthim

Mund të jetë sot fundi i edicionit 2021/22, në elitën e basketbollit kosovar.

Përballja e tretë finale, zhvillohet sot në Suharekë, ku Ylli pret Trepçën dhe vendasve i duhet vetëm edhe një fitore për titullin.

Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë afër të mbrojnë titullin e kampionit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë tri ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60.

Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.

Të dy finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën në Therandë.

Synimi i Yllit është fitorja dhe shpallja kampion, kurse e Trepçës për të ngushtuar serinë finale dhe për të shpresuar në përmbysjen e madhe.

Finalja 3

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça. /Rahoveci info/

Lajmet Përballja e tretë zhvillohet në Therandë: Ylli për ta festuar titullin, Trepça për rikthim >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!