Vdiq në moshën 94-vjeçare, kardinali Angelo Sodano

Kardinali Angelo Sodano vdiq të premten në moshën 94-vjeçare në Romë, sipas Vatican News.
Agjencia e lajmeve tha se kardinali ishte shtruar në spital për pneumoni në fillim të muajit, pasi u testua pozitiv për COVID-19. Prej disa kohësh ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore.
Në një telegram dërguar motrës së kardinalit të shtunën, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij.
“Kujtoj punën e tij të zellshme përkrah shumë paraardhësve të mi, të cilët i besuan atij përgjegjësi të rëndësishme në diplomacinë e Vatikanit, deri në zyrën delikate të sekretarit të shtetit”, tha Françesku, përcjell Klankosova.tv
Sodano ishte një prezencë për një kohë të gjatë në Vatikan, pasi kishte shërbyer dy herë si Sekretar i shtetit dhe si dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Ai mbeti me ndikim edhe në pension.
Por ai u përball me kritika të ashpra gjatë krizës së abuzimit seksual në kishë. Në vitin 2005, gjatë një takimi me Sekretaren e atëhershme të Shtetit të ShBA-së, Condoleezza Rice, thuhet se i kërkoi asaj që të ndërhynte në një padi për abuzim seksual në shtetin e Kentakit, i cili emëroi Vatikanin si të pandehur. Por ajo nuk pranoi, tha në atë kohë National Catholic Reporter.
Ai u vu vazhdimisht nën presion gjatë viteve që pasuan për minimizimin e abuzimit seksual ose bllokimin e hetimeve për skandalin.
Lajmet Vdiq në moshën 94-vjeçare, kardinali Angelo Sodano >> Rahoveci INFO.