Kombëtarja mbajti stërvitjen e katërt, vërehet disponim i madh tek lojtarët

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e katërt në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.

Edhe në seancën e sotme Dardanët kanë punuar me përkushtim të madh, teksa përzgjedhësi Alain Giresse,  ka dhënë instruksionet e tij rreth lojës të cilën dëshiron ta aplikojë në ndeshjen e parë kundër Qipros, më 2 qershor.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe përkundër faktit se jemi në një fazë të fundit të sezonit, forma e lojtarëve është shumë e mirë dhe të gjithë janë maksimalisht të përqendruar në punë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e qershorit, të cilat mund të jenë përcaktuese për ecurinë e Dardanëve në Ligën e Kombeve. /Rahoveci info/

 

Lajmet Kombëtarja mbajti stërvitjen e katërt, vërehet disponim i madh tek lojtarët >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!