Komuna inspektoi ilegalisht kamerat për 10 vjet, tash ia jep policisë (VIDEO)

Pas 10 vjetësh që Komuna e Graçanicës bëri mbikëqyrjen e 40 kamerave që i ka në hapësirat publike, kjo iu ndalua së fundmi.
Agjencia për Informim dhe Privatësi, mori vendim që ato të bartën në stacionin policor, pasi ky organ i rendit është i vetmi që e ka të drejtën e mbledhjes së të dhënave përmes kamerave në hapësira publike.
Vendimi u zbatua nga komunarët, derisa të njëjtit thanë se ky urdhër u lehtësoi punën.
“Natyrisht se kemi pasur përgjegjësi të madhe. Është dashur t’i ruajmë materialet që të mos dalin askund në publik. Tash e kemi shumë të lehtë, meqë përgjegjësia është bartur te policia”, tha Vladan Popoviq, shef i shërbimit të IT në komunën e Graçanicës.
Lajmet Komuna inspektoi ilegalisht kamerat për 10 vjet, tash ia jep policisë (VIDEO) >> Rahoveci.info.