Ministri Peci takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zgjerimin e marrëdhënieve në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri po ashtu e njoftoi ambasadoren më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave ai theksoi se kanë zgjeruar masat përkrahëse për sektorin e bujqësisë, përmes të cilave synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.

Ndër tjerash, ministri Peci e ka falënderuar ambasadoren Ziv për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, si dhe i ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e reja diplomatike e bilatarale.

Gjithashtu, ministri i shprehu vullnetin e tij që këto marrëdhënie t’i zgjerojnë edhe në sektorin e bujqësisë, përmes mundësisë së investimeve, studimeve e vizitave kërkimore.

 

 

Lajmet Ministri Peci takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zgjerimin e marrëdhënieve në bujqësi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!