Osmani: Kosova do të vazhdojë të luajë rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që është mbajtur në Malin e Zi.

Osmani tha se në këtë samit u diskutua për ndikimin e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë në arkitekturën e sigurisë në Evropë, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

“Në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore të mbajtur në Mal të Zi, krahas udhëheqësve rajonalë e ndërkombëtar, diskutuam mbi ndikimin e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimin e drejtpërdrejt në arkitekturën e sigurisë në kontinentin tonë e në Ballkanin Perëndimor në veçanti”, ka shkruar Osmani në facebook.

Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Tendenca për ta ridefinuar të ardhmen e Evropës dhe për të shkelur vlerat mbi të cilat u themelua ajo, mund të ndalohet vetëm kur aleatët demokratikë dhe paqedashës qëndrojnë të bashkuar kundër tiranëve keqdashës. Republika e Kosovës do të vazhdojë të luajë rolin e saj, siç ka bërë gjithmonë, në mbrojtjen, avancimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Lajmet Osmani: Kosova do të vazhdojë të luajë rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!