Punëtorët e Agrokosovës ia lirojnë zyrat AKP-së për mbledhje (FOTO)

Punëtorët e Agrokosovës kanë dalë jashtë zyrave, pasi brenda tyre gjenden zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilët kanë shkuar atje për t’ia dorëzuar Agrokosovës dokumetet me vendim të Gjykatës Supreme.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Agrokosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.

Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës.

Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.

Lajmet Punëtorët e Agrokosovës ia lirojnë zyrat AKP-së për mbledhje (FOTO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!