Sot vetëm dy të vaksinuar kundër koronavirusit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, vaksinën kundër koronavirusit e kanë marrë vetëm dy persona.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme këtë vaksinë e morën 25 qytetarë, përcjell Klankosova.tv.
Në total, numri i dozave të administruara ka arritur në 1,828,982.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID-19, ndërkaq dje nuk ka pasur asnjë rast të ri.
Lajmet Sot vetëm dy të vaksinuar kundër koronavirusit >> Rahoveci.info.