Të hënën vazhdimi i seancës për pikat e papërfunduara, të enjten diskutohet për Trustin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar që seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet të hënën e ardhshme pasi në mbledhjen e Kryesisë nuk kishte kuorum për caktimin e seancës së re, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se të hënën do të përcaktohet edhe seanca e re në të cilën do të trajtohet Trusti.

“S’kishte kuorum që të përcaktohet seanca e radhës, u dakorduam që vazhdimi i seancave të pikave të papërfunduara ta kemi të hënën e ardhshme dhe poashtu në ditën e hënën do ta përcaktojmë rendin e ditës për seancës e radhës në të cilën do të trajtohet edhe Trusti. Kjo është kërkesë e qytetarëve që e kemi adresuar ne që për një përqindje të caktuar t’iu jepet e drejta qytetarëve të kenë qasje në këto mjete që këtë periudhë që jemi duke e kaluara me vështirësi si rezultat i ngritjes së çmimeve, ta kalojnë sa më lehtë”, tha ai.

“Kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Shpresojmë që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të reflektojnë karshi kësaj kërkese të qytetarëve. Kjo duhet të shihet si një angazhim i përbashkët që qytetarët ta kalojnë sa më lehtë krizrën”, u shpreh Tahiri.

Lajmet Të hënën vazhdimi i seancës për pikat e papërfunduara, të enjten diskutohet për Trustin >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!