Tifozit më të njohur të Trepçës iu tha të mos hajë fara, por të këndojë (VIDEO)

Zëri iu shter duke kënduar për ekipin e zemrës në Suharekë të dielën.

Asdren Begu nga Mitrovica  u bë viral emocionet e lotët që derdhi në ndeshjen e tretë finale mes Yllit e Trepçës e cila fitoi ndeshjen e basketbollit 58 me 55.

Tifozi i vogël s’e dinte që po xhirohej në videon që mori dhenë në internet, e nuk mbet pa u komentuar edhe nga shokët e shkollës.

11-vjeçari që synon të bëhet basketbollist beson në triumfin e Trepçës që të enjten është nikoqire e suharekasve. Tifozllëkun ky e ka trashëgim nga i ati Shefqet Begu që krijoi grupin e Torcidave.

Video e të birit sa i erdhi sa papritur edhe e emocionoi “Qetin”. Krahas basketbollit, Asdreni vijon mësimet në klasën e 6-të dhe është nxënës i shkëlqyer.

Lajmet Tifozit më të njohur të Trepçës iu tha të mos hajë fara, por të këndojë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!