Zyrtari ukrainas: Trupat ruse hyjnë në Severodonetsk

Më herët është raportuar për pretendimet se forcat ruse kishin avancuar në qendër të Severodonetsk, ku luftimet janë ndezur për ditë të tëra.

Tani, kreu i administratës së qarkut të qytetit të rrethuar, Roman Vlasenko i cili ndodhet në Luhansk, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Armiku ishte në gjendje të hynte nga dy drejtime, Novoaydar dhe Starobilsk. Ai kontrollon një rrip prej rreth 100 metrash. Ata nuk mund të avancojnë shumë më thellë, djemtë tanë po mbajnë linjën”, ka thënë ai.

Vlasenko gjithashtu është shprehur se ofensivat ruse ishin duke u zhvilluar në Lysychansk, por ai pretendoi se ato ishin ende të kufizuara në fshat.

 

Lajmet Zyrtari ukrainas: Trupat ruse hyjnë në Severodonetsk >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!