Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike shënohet Dita Botërore pa duhan

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u shënua 31 maji, Dita Botërore pa duhan.

Në praninë e drejtorit të Institutit, Naser Ramadanit, zëvendësministres Dafina Gexha, Olelsandr Martynenko nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e pjesëtarëve të shoqërisë civile, u shpalosen të dhëna interesante për duhanin.

Këtu u tha se 84 milionë ton CO2 lirohen nga prodhimi i duhanit, kjo është e barabartë me 280 mijë raketa të lëshuara në gjithësi.

3.7 litra ujë të pijshëm përdorën për të prodhuar një cigare.

Po ashtu, 4.5 trilionë bishta cigaresh ndotin mjedisin çdo vit.

Në këtë ngjarje gjithashtu u bë thirrje që  të respektohet ligji anti-duhan dhe të zhvillohen fushata në parandalimin e pirjes së duhanit.

Lajmet Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike shënohet Dita Botërore pa duhan >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!