Pas 18 vitesh mbyllet kafiteria ikonë në Rahovec, U2

Çdo fillim e ka një fund. Pa as më të voglin dyshim.

Kafiteria ikonë e qytetit të Rahovecit, “U2” nga sot mbyll aktivitetin e saj 18-vjeçar, përcjell Rahoveci.info.

Lajmin e hidhur për klientët e ka konfirmuar pronari Naim Dula përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që njëherë të vetme kanë qenë aty, teksa tha se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi me të gjithë pa dallim.

Kujtojmë e njëjta kafiteri titullohej “Dea”, deri në momentin kur pronari vendosi ta riemërtojë.

Më poshtë edhe postimi i plotë i tij.

18 vite të kaluara në këtë kafiteri. Prej tyre 13 në cilësinë e bashkëpronarit e pastaj edhe pronarit. Pas gjithë kësaj kohe, po e mbyll një periudhë fenomenale. Ka qenë aventurë në vete. Përcjellja e shumë gjeneratave, shokëve e miqve, e bashkëpunimi me ta, ka qenë i jashtëzakonshëm. Mirënjohës secilit prej jush, pa dallim. “U2” po i jep fund “karrierës”. Po lëshon perden. Faleminderit për gjithçka e shihemi për ditë më të mira.

/Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!