Plagosi një burrë në të dyja këmbët, arrestohet vushtrriasi

Një burrë ka plagosur në të dyja këmbët një person në Vushtrri.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Plagosi një burrë në të dyja këmbët, arrestohet vushtrriasi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!