Qipro – Kosovë, favorizimet nga kompanitë e basteve

Kosova do ta nisë kampanjën e Ligës së Kombeve, më dy qershor, kur do ta vizitojë Qipron.

“Dardanët” janë duke u bërë gati për katër sfidat e muajit që po vjen, ndërsa në të parën do të sfidohen nga qipriotët në shtëpinë e tyre.

Por, cila Kombëtare është favorite në këtë ndeshje.

Të paktën në bazë të kuotave të vendosura nga kompanitë e huaja të basteve, ekipi i Alain Giresse ka më shumë mundësi për të triumfuar në duelin e së enjtes.

Fitorja eventuale e Kosovës kuotohet me 2.05.

Ndërkohë, fitorja e Qipros e ka kuotën 3.6 e barazimi 3.4.

Kosova më pas do të luajë më 5 qershor me Greqinë e më 9 kundër Irlandës së Veriut, në të dyja rastet në shtëpi.

Kurse, maratonën e muajit qershor do ta mbyllë me duelin ndaj Greqisë, më saktësisht më datën 12 në udhëtim.

“Dardanët” do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë pikë në këto katër sfida.

Ata e kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Prishtinë, ndërsa nesër paradite do ta marrin rrugën drejt Qipros. /Rahoveci info/

Lajmet Qipro – Kosovë, favorizimet nga kompanitë e basteve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!