Real Madridi hyn në garë për Sterling

Real Madridi i është bashkuar Chelseat në monitorimin e Raheem Sterlingut, të cilit i skadon kontrata me Manchester Cityn në verën e ardhshme.

Anësori anglez që luan për Citizens nga viti 2015, e përfaqëson vetveten dhe nuk ka arritur marrëveshje për kushtet e reja të kontratës.

27-vjeçarit gjithmonë i ka pëlqyer Real Madridi, ndërsa me largimin e Gareth Bale dhe mosarritjes së pritshmërive nga Mariano Diaz e Luka Jovic, Carlo Ancelotti është i interesuar për Sterling që mund të luajë edhe si anësor, si ‘9 false’ ose si sulmues i dytë.

Edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron përforcimin e fazës së sulmit, të cilës i kanë munguar golat këtë sezon.

Edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron përforcimin e fazës së sulmit, të cilës i kanë munguar golat këtë sezon./Rahoveci info/

Lajmet Real Madridi hyn në garë për Sterling >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!