Shqiptaro-amerikanja takohet me Joe Biden në Ditën Përkujtimore

Shqiptaro-amerikanja, Besa Tafilaj, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për nder të Ditës Përkujtimore.

Këtë e bëri të ditur vet ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka shkruar se ishte e nderuar që ishte aty.

“Këtë Ditë Përkujtimore pata nderin të jem e rrethuar nga të mbijetuar, familje të ushtarëve dhe shumë prej organizatave që kujdesen për komunitetin tonë ushtarak çdo ditë të vitit”,ka shkruar Tafilaj

Ajo ndër tjerash ka treguar se Biden ka deklaruar që “Dita e Përkujtimit është gjithmonë një ditë kur dhimbja dhe krenaria janë të përziera së bashku… sot ne ripërtërijmë zotimin tonë të shenjtë për të kujtuar”.

“Ai e humbi djalin e tij Beau Biden në këtë ditë shtatë vjet më parë dhe u tha të mbijetuarve sot: ‘Do të vijë dita që kujtimi i të dashurit tuaj do të sjellë një buzëqeshje në buzët tuaja përpara se t’ju sjellë lot në sy’”,ka shkruar Tafilaj, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Shqiptaro-amerikanja takohet me Joe Biden në Ditën Përkujtimore >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!