Trim Vokshi lirohet nga burgu, raportimi i Kiksit kthen rastin në rigjykim (VIDEO)

Pas 14 muajsh, Trimi hedh duart rreth qafës së nënë Fatimes, pa presionin e gardianëve.

Për herë të parë, prej ditës kur iu vendosën prangat, Trim Vokshi doli nga burgu i Dubravës, për të marrë rrugën drejt qytetit të lindjes, Gjakovës, nga i cili u akuzua që tentoi ta grabiste një bankë, ani pse dëshmitë thoshin të kundërtën.

Thirrjet e Trimit në atë se është i pafajshëm më në fund u dëgjuan, e për rastin e tentim-grabitjes, për të cilin 29-vjeçari u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, është kthyer në rivendosje, njofton Rahoveci.info.

Ky vendim erdhi pas dorëzimit të një ekspertize të re në Gjykatën Speciale, gjë për të cilën Kiks Kosova raportoi rreth dy muaj më parë, ku prezantoi detaje se si gjykata nuk mori për bazë shumë prova që ishin thelbësore në këtë proces penal.

Por çdo gjë ndryshoi në mëngjesin e 25 majit, kur familja mori lajmin se Trimi do të lirohej, të paktën nga burgu, deri në rishqyrtimin e procesit të tij gjyqësor.

Lajmet Trim Vokshi lirohet nga burgu, raportimi i Kiksit kthen rastin në rigjykim (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!