UEFA fillon hetim të pavarur për finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA ka konfirmuar se do të bëhet një rishikim i pavarur dhe gjithëpërfshirës për atë që ndodhi përpara finales së Ligës së Kampionëve të shtunën në Paris.

Në një deklaratë nga organi qeverisës evropian thuhej: “UEFA ka njoftuar sot se ka porositur një raport të pavarur për ngjarjet që lidhen me finalen e UEFA Champions League në Paris të shtunën, më 28 maj”.

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe sprej piper ndaj mbështetësve të Liverpool jashtë stadiumit

“Rishikimi gjithëpërfshirës do të shqyrtojë vendimmarrjen, përgjegjësinë dhe sjelljet e të gjitha subjekteve të përfshira në finale”.

Fillimi në “Stade de France” u vonua me 36 minuta pasi kaosi mbretëroi jashtë fushës, me mijëra tifozë të Liverpoolit që u penguan të hynin.

UEFA dhe autoritetet franceze fajësuan vonesën tek ardhjet e vonuara dhe mbështetësit që kishin ‘bileta false’.

Megjithatë, ata që kishin udhëtuar për të parë Reds treguan për një histori shumë të ndryshme – radhë të gjata që u formuan rreth tre orë para fillimit dhe një përgjigje të ashpër të policisë. /Rahoveci info/

Lajmet UEFA fillon hetim të pavarur për finalen e Ligës së Kampionëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!