Ambasadori gjerman në Beograd: Lufta në Ukrainë të ndalet menjëherë, pasojat po i ndjen edhe Serbia

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, tha sot se sulmi rus ndaj Ukrainës përfaqëson një “pikë kthese” dhe se ai duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Schieb, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës kishte prishur rendin botëror dhe se “fakti që lufta ishte kthyer në Evropë” ishte një pikë kthese.

“Pasojat e luftës po i ndjejnë njerëzit në Gjermani, si dhe njerëzit në Serbi”, tha Schieb.

 

 

Lajmet Ambasadori gjerman në Beograd: Lufta në Ukrainë të ndalet menjëherë, pasojat po i ndjen edhe Serbia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!