Baerbock: Trupat ruse po i rrafshojnë rajonet në Ukrainën lindore nga distanca e sigurt

Forcat ruse po “shkatërrojnë” rajonet në Ukrainën lindore nga një “distanca e sigurt”, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Në një fjalim në parlamentin gjerman sot, Baerbock tha se Rusia kishte miratuar një strategji për rrafshimin e vendbanimeve në Ukrainën lindore nga distanca, ndërsa ajo theksoi rëndësinë e dërgimit të armëve mbrojtëse të Kievit.

“Qytet për qytet, fshat për fshat, trupat ruse po i shkatërrojnë nga një distancë e sigurt. Së pari raketat, pastaj avionët luftarakë me artileri dhe më pas, kur gjithçka rrafshohet, tanket rrokullisen”, tha ajo.

Më herët sot, kancelari gjerman Olaf Scholz, njoftoi se vendi do të furnizojë Ukrainën me raketa moderne anti-ajrore dhe sisteme radari.

Lajmet Baerbock: Trupat ruse po i rrafshojnë rajonet në Ukrainën lindore nga distanca e sigurt >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!