Gola: Kosova po trajtohet e barabartë si gjithë shtetet pjesëmarrëse në forumin grek (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka bërë të ditur se Kosova është duke u trajtuar si e barabartë me 13 shtetet pjesëmarrëse në Forumin Rajonal për Bashkëpunim në Evropën Juglindore që po mbahet në Greqi.

“Konsiderojë që pjesëmarrja në këtë mekanizëm rajonal është e rëndësishme për fuqizimin ndërkombëtar të sovranitetit dhe subjektivitetit të Kosovës. Ky është mekanizëm ku Kosova merr pjesë në të gjitha nivelet dhe në kushte plotësisht të barabarta. Kur flas për nivele nënkuptojë të gjitha nivelet e pushtetit dhe kushte të barabarta me të gjitha shtetet pjesëmarrëse”.

Gola, në “Info Magazine” në Rahoveci.info, bëri të ditur se pjesëmarrja e tyre si deputetë kosovarë bëri që Serbia të bojkotojë këtë forum grek, njofton Klankosova.tv.

“Është e kuptueshme që Serbia për shkak të defanzivës në relacion me shtetësinë e Kosovës sigurisht se përdorë çdo hap për të kontestuar shtetësinë tonë dhe kjo mund të jetë arsyeja e mospjesëmarrjes”.

Gola, mes tjerash, tha se në deklaratën e përgjithshme këtij forumi Kosova vlerësohet shumë mirë dhe se ka mbrojtur në mënyrë të shkëlqyeshme pozicionin parimor në raport me situatën e sigurisë së krijuar pas inavzionit rus në Ukrainë.

“Prej tri komisioneve të përgjithshme që ky mekanizëm ka në dispozicion, Kosova për vitin e ardhshëm do të kryesojë dy prej tyre”, deklaroi Gola.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Golës të dhënë për emisionin “Info Magazine” në Rahoveci.info.

 

Lajmet Gola: Kosova po trajtohet e barabartë si gjithë shtetet pjesëmarrëse në forumin grek (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!