Konfiskohen 18 kilogramë marihuanë nga policia

Policia sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradën Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur rreth 18 kilogramë marihuanë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në këto dy vetura marihuana është gjetur në 36 paketime të cilat ishin të gjitha në një valixhe, aty po ashtu është gjetur edhe një qese e plastikës.

“Gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

  • 1 veturë e tipit Renault me targa vendore,
  • 1 veturë e tipit Audi me targa vendore,
  • 2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”.

“Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Konfiskohen 18 kilogramë marihuanë nga policia >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!