Lladrovci për tërheqjen e Trustit: Nëse qytetarët marrin paratë për bregdet, është çështje e tyre

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se është pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti në rast se qytetarët janë në krizë.

“Unë kam tërhequr para nga Trusti, unë kam mjete të mjaftueshme në Trust sepse rrogat e mia kanë qenë me të mëdha. Nuk po them që duhet tërhequr 30 për qind të Trustit, por njerëzve duhet t’u jepet mundësia me i tërheqë ato nëse kanë krizë”.

Lladrovci, në Rubikon në Rahoveci.info, deklaroi se është çështje e gjithsecilit se ku vendos t’i shpenzojë këto mjete, në bregdet apo diku tjetër.

Madje, Lladrovci thotë se do t’i tërheqë 30 për qind nëse aprovohet kjo nismë, njofton Klankosova.tv.

“Unë besoj se ka krizë, sa për qind është temë tjetër, ku i çojnë qytetarët ato para, në bregdet të Shqipërisë apo diku tjetër, është krejt vendim i çdonjërit me i tërheqë, nëse e lejojnë 30 për qindëshin, unë prapë do t’i tërheq sepse do t’i shfrytëzoja”.

“Unë nuk jam ekspert por partia ime ka kërkesë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind, është vendimi i qeverisë që nëse e lejon sigurisht që njerëzit do ta shfrytëzojnë për qëllime të veta. Nuk mendoj që ka me u bo shtëpi dikush me ato që ka për t’i tërhequr. Mirëpo, unë e pranoj çfarëdo vendimi që e merr parlamenti sepse në një demokraci duhet të vendosim me shumicën e votave,” tha Lladrovci.

Lajmet Lladrovci për tërheqjen e Trustit: Nëse qytetarët marrin paratë për bregdet, është çështje e tyre >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!