Osmani në Pejë, viziton ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me aftësi të kufizuara

Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka qëndruar të martën në Pejë, ku u prit nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.
Osmani e Muhaxheri vizituan ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me aftësi të kufizuara, e cila u mbajt në qendër të qytetit.
Ajo pa nga afër pikturat e punuara nga këta fëmijë, me ç’rast u informua rreth punimeve të këtyre fëmijëve. Presidentja Osmani ua uroi 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, të cilët pastaj i dhuruan një punim presidentes./EO
Lajmet Osmani në Pejë, viziton ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me aftësi të kufizuara >> Rahoveci.info.