Enca: E preferuara juaj po rikthehet

Këngëtarja Enca Haxhia ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj.

Është bërë kohë që kur ajo ka lansuar një këngë të re, mirëpo pritjes po i vjen fundi sepse këngëtarja ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri.

“Ka ardhur koha t’ju them që, kënga e re do të vijë shumë shpejt. E preferuara juaj po rikthehet”, ka shkruar Enca në Instagram.

Kujtojmë se “Suavele” mbetet projekti i fundit muzikor nga Enca. Kënga është publikuar më 29 korrik të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media

Lajmet Enca: E preferuara juaj po rikthehet >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!