Festohet dekada e shtatë në fron për mbretëreshën e Anglisë (VIDEO)

Ballkoni, ku do të qëndrojë mbretëresha britanike me familje, u sigurua mirë.

Para se ajo të dalë këtu, në kremten e 70-vjetorit të saj në krye të Mbretërisë së Bashkuar, drejt pallatit Buckingham u nisën anëtarët tjerë mbretërorë.

Brohoritjet e mijëra njerëzve jehuan kur karrocat mbretërore parakaluan para turmës.

Por, dukesha e Kembrixhit dhe fëmijët e saj u përballen me një skenë jo fort të këndshme.

Policia, në sy të tyre, arrestoi një grup protestuesish, që tentuan të pengonin festën.

Megjithatë, organizimi jubilar vazhdoi me shfaqjen tradicionale ushtarake, që shënon ditëlindjen zyrtare të sovranes që nga viti 1760.

Pas marshit me kuaj, erdhi radha e gjuajtjes me top.

Moment i veçantë ishte edhe kur monarkistja më jetëgjatë në mbretëri doli për përshëndetje në ballkonin e pallatit mbretëror, e shoqëruar nga kushëriri i saj, Duka i Kentit.

Atyre më vonë iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të familjes, por jo edhe princi Harry dhe gruaja e tij, Megan, të cilët hoqën dorë nga detyrat mbretërore dy vjet më parë.

Ngjarja u përmbyll me fluturimin e 70 avionëve që simbolizuan çdo vit të mbretëreshës Elizabeth 2 në fron, një arritje historike që sinjalizon fillimin e jubileut të saj të platinit.

 

Lajmet Festohet dekada e shtatë në fron për mbretëreshën e Anglisë (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!