Homazhe për Bujar Nishanin, i pranishëm edhe Fatmir Sejdiu

Shqipëria është në zi kombëtare ditën e sotme, në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë më 28 maj si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në ambientet e Presidencës po kryhet ceremonia e homazheve. Në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, politikanë, të afërm e miq të Nishanit.

Ngushëllimet për familjarët i kanë shprehur edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi. Edhe ish-oresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kryer homazhe në nder të ish-presidentit Nishani.

“President Nishanin e kam njohur rreth 22 vite më parë, një bashkëpunim politik. Fati e solli që vit pas viti të ishim së bashku dhe në angazhime shtetërore. Ai la mbrapa një vepër shumë komplekse, sepse ka qenë jo vetëm aktivist politik, por ka qenë edhe me detyra shumë të rëndësishme. I lehtë i qoftë dheu, u preftë në paqe”, tha Topi.

“E gjithë ajo vepër e tij do të mbahet mend për mirë dhe për situatat e jashtëzakonshme që ka ditur t’i kapërcejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kemi qenë në të njëjtën kohë presidentë të vendit, por e ndjej veten me privilegj që e kam njohur”, tha Sejdiu./tvklan

Lajmet Homazhe për Bujar Nishanin, i pranishëm edhe Fatmir Sejdiu >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!