Mësuesi akuzohet për dhunë ndaj nxënësit, pranon se ia kapi veshin (VIDEO)

Një nxënës i klasës së 7-të në shkollën “Bajram Curri” në Harilaq, dyshohet të ketë përjetuar dhunë fizike të ushtruar nga mësimdhënsi i tij.

13 vjeçari ka pësuar disa lëndime trupore, derisa sipas drejtorit të shkollës e gjithë kjo ka nisur pas një konflikti mes dy nxënësve e më pas ka eskaluar edhe në “ngrehje të veshit” nga ana e mësimdhënësit.

Por, ndryshe deklaron shoku i nxënësit sipas të cilit mësimdhënësi e kishte rrahur pas keqkuptimit se mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje.

Ndaj arsimtarit drejtori tha se do të marrë masa.

As mësimdhënësi e as prindi i nxënësit nuk pranuan të flasin në lidhje me rastin.

 

Lajmet Mësuesi akuzohet për dhunë ndaj nxënësit, pranon se ia kapi veshin (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!