Një muaj paraburgim të dyshuarit për rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur  një muaj paraburgimi kundër R.M., i dyshuar për rastin “Brezovica”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i dyshuari akuzohet për veprat penale marrja e ryshfetit në ndihmë dhe ushtrimi i ndikimit.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit R.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Një muaj paraburgim të dyshuarit për rastin “Brezovica” >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!