Osmani për Nishanin: Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.
Në emër të popullit të Kosovës, Osmani është përkulur para ‘arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar’.
Përmes postimit në Facebook, presidentja tutje tha se Nishani u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore, njofton Klankosova.tv.
“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore. Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani”, ka shkruar Osmani.
Bujar Nishani u nda nga jeta para pak ditësh pas një sëmundje.
Lajmet Osmani për Nishanin: Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje >> Rahoveci.info.