Rrahmani: Tani na presin dy ndeshje të vështira

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u shfaq i lumtur pas fitores si mysafir ndaj  Qipros me rezultat 2-0.

Kjo fitore ua mundëson Dardanëve ta nisin perfekt në Ligën e Kombeve me tri pikë.

Kapiteni i Kosovës shpjegoi se çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë, teksa u ndal edhe te duelet me Greqinë dhe Irlandën e Veriut, dy kundërshtarët e tjerë në Grupin 2 të Ligës C.

“Kur fiton je më i kënaqur, por nuk e filluam mirë ndeshjen. Ishim më të hapur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përmirësuam lëvizjet në fushë dhe ndaljen e kundërshtarëve. Jemi të lumtur”.

“Përmirësimi? Kemi pak probleme kur shkojmë në presing lart, nuk e përballojmë gjatë gjithë kohës. Duhet të gjejmë një vijë të mesit, që të nisemi në kundërsulm kur rikuperojmë topin”.

“Kemi filluar mirë në Ligën e Kombeve, tani kemi ndeshje me dy kundërshtarë më të fortë. Ndeshje shumë të vështira”, ka thënë Amir Rrahmani.

Kosova tani ka dy ndeshje në shtëpi ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut./Rahoveci info/

Lajmet Rrahmani: Tani na presin dy ndeshje të vështira >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!