Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në Prishtinë

Të shtunën e kësaj jave, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.
Sipas një njoftimi të komunës, testimi do të bëhet në orën 12:05 dhe tingulli do të jetë i njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda, njofton Klankosova.tv.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media.
Lajmet Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në Prishtinë >> Rahoveci.info.