Tema e vizave preket në takimin mes ambasadorit kosovar në Holandë dhe këshilltarit të kryeministrit

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me Këshilltarin për Evropë të kryeministrit të Holandës, Said Fazili.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Doli tha se me Fazilin kanë pasur një takim të frytshëm dhe miqësor, ku ndër të tjera u diskutua edhe për liberalizimin e vizave.

“Takim i frytshëm dhe miqësor me Said Fazili, Këshilltar për Evropë i Kryeministrit të Holandës. U diskutua për prioritetet e Kosovës, reformat, arritjet, vizaliberalizimin dhe zgjerimin. Kosova është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po ofron në shumë fusha”, ka shkruar Doli, njofton Klankosova.tv.

Lajmet Tema e vizave preket në takimin mes ambasadorit kosovar në Holandë dhe këshilltarit të kryeministrit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!