Ukraina i kthehet futbollit në ethe lufte

Ekipi kombëtar i futbollit ukrainas luajti kundër Skocisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në kampionatin botëror.
Por gëzimi i tre golave të Ukrainës nuk qe i mundur të festohet jashtë.
Tifozëve të kombëtares policia u kërkoi të strehohen në dhomat e bodrumit për shkak të një paralajmërimi për sulm ajror.
Fitorja 3 me 1 e se mërkurës mundësoi Ukrainës të luaj në përballjen vendimtare me Uellesin për Kupën e Botës që pritet të zhvillohet me 5 qershor.
Madje tifozët e Skocisë dhe Ukrainës paraqitën një front të bashkuar në Glasgow përpara ndeshjes së tyre plot emocione në play-offin për Kupës së Botës në Katar.
Kjo është përballja e parë konkurruese e ekipit kombëtar që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, gjë që bëri që lojët të shtyheshin nga marsi në qershor./Rahoveci info/
Lajmet Ukraina i kthehet futbollit në ethe lufte >> Rahoveci info.