Vuçiq do të takohet me Lajçakun sot në Bratislavë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC 2022, i cili do të mbahet në Bratislavë.

Gjatë qëndrimit aty, Vuçiq do të ketë takime të veçanta me nënkryetarin e Komisionit Evropian për Marrëdhënie Ndërinstitucionale dhe Parashikime Strategjike, Marosh Shefçoviç, raporton Kosovo-Online, përcjell Klankosova.tv.

Presidenti i Serbisë më pas do të takohet me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak si dhe me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçiq.

 

 

Lajmet Vuçiq do të takohet me Lajçakun sot në Bratislavë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!