Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Bisedë e sinqertë për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të gjitha temat me interes për të vazhduar në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën.

Vuçiq ka shkruar në profilin “buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë) në Instagram se në takim është rënë dakord që përmbushja e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit ende mbetet mesazhi kyç për çdo bisedë të mëtejshme.

“Ritheksova përkushtimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje komprometuese për të krijuar marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Serbisë shtoi se në takim kanë rënë dakord me Lajçakun se bashkëpunimi rajonal, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, është e vetmja rrugë e drejtë për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmet Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Bisedë e sinqertë për vazhdimin e dialogut me Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!