Zelensky: Ukraina po humb deri në 100 ushtarë në ditë

Pushtimi rus i Ukrainës është duke vazhduar që nga 24 shkurti, duke i shkaktuar shumë humbje në njerëz Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mes 60 deri 100 ushtarë ukrainas po vdesin në fushëbetejë çdo ditë teksa po plagosen rreth 500 të tjerë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Situata në lindje është shumë e vështirë”, tha Zelenskyy për agjencinë amerikane Newsmax.

“Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë në ditë, të vrarë në aksion dhe rreth 500 njerëz të plagosur në aksion”, tha ai.

Lajmet Zelensky: Ukraina po humb deri në 100 ushtarë në ditë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!