Ambasadori Qehaja dorëzoi letrat kredenciale te Pendarovski (FOTO)

Në një ceremoni solemne, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i këtij shteti, Stevo Pendarovski.

Si pjesë e ceremonisë, Qehaja mbajti një fjalim rasti dhe kishte takim me Pendarovskin gjatë të cilit u diskutuan tema të ndryshme në funksion të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Qehaja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy diplomatë të misionit të Rеpublikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajmet Ambasadori Qehaja dorëzoi letrat kredenciale te Pendarovski (FOTO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!