Burim Ramadani nga AKI-ja raporton në Komision pa praninë e mediave

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi është duke u bërë pa praninë e mediave, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit ata do të prononcohen për medie nëse ka interesim.

Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputete e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje apo diçka sqarime shtesë ata do të flasin për medie pas raportimit./EO

 

 

Lajmet Burim Ramadani nga AKI-ja raporton në Komision pa praninë e mediave >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!