Distria Krasniqi mposht xhudisten braziliane dhe kualifikohet në çerekfinale

Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.

Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë.

Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.

Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam, është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin. /Rahoveci info/

Lajmet Distria Krasniqi mposht xhudisten braziliane dhe kualifikohet në çerekfinale >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!