Lajçak, pas takimit me Kurtin në Bratisllavë, thotë se folën për dialogun

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në Bratisllavë, këtë të premte.
Lajçak shprehet i kënaqur që takoi Kurtin për të vazhduar diskutimin e rregullt mbi dialogun kosovaro-serb, njofton Klankosova.tv.
“Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë, ku mori pjesë në Forumin “GLOBSEC 2022”. Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Glad to welcome Prime Minister @albinkurti to Bratislava where he participated in #GLOBSEC2022. It was a good opportunity to continue our regular exchange on the Dialogue and the way forward. pic.twitter.com/R82bDmIvyx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 3, 2022
Lajmet Lajçak, pas takimit me Kurtin në Bratisllavë, thotë se folën për dialogun >> Rahoveci.info.