Lajçak takon kryeministrin maqedonas, mbrëmë ky Kurtit i bëri ftesë për në ”Ballkani i Hapur”

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.
Takimi i tyre është zhvilluar në Bratisllavë, në kuadër të forumit GLOBSEC2022, përcjell klankosova.tv.
Lajçak shkruan se ndjehet mirë kur ndjek nga afër zhvillimet rajonale.
Always a pleasure to meet Prime Minister @DKovachevski, especially this time at #GLOBSEC2022 in Bratislava. I really enjoy to regularly catch-up on regional developments. pic.twitter.com/1omAfHZ9FF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 3, 2022
Kujtojmë, që një ditë më parë, qe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili i bëri ftesë përmes një letre kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për t’u bërë pjesë e samitit ‘’Ballkani i Hapur’’.
Megjithatë, qe kryeministri Kurti ai i cili i ktheu një përgjigjie të gjatë për synimet e qeverisë kosovare, anise nuk i konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë samit, përcjell klankosova.tv.
Kurti ftohet në Samitin ‘’Ballkani i Hapur’’, homologut maqedonas nuk ia konfirmon pjesëmarrjen
Lajmet Lajçak takon kryeministrin maqedonas, mbrëmë ky Kurtit i bëri ftesë për në ”Ballkani i Hapur” >> Rahoveci.info.