Musliu thotë që inspektori i AKI-së është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Në një konferencë për media, Musliu ka thënë që Ramadani i është përgjigjur ligjërisht ftesës dhe e ka përfunduar procesin intervistues.

“Do të ishte e paarsyeshme qe të kalojë raportimi i Ramadanit pa u ndalur rreth kësaj pike të çështjes së Speciales. Krejt çka mund të them është se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht Gjykatës Speciale dhe i është përgjigjur pozitivisht ftesës në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Ajo ka bërë të ditur se raportimi i Ramadanit është duke vazhduar për çka është thënë se ai po raporton për punën që përfshin periudhën nga korriku i vitit 2021.

Javë më parë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar fletëthirrje për dëshmitarë për Ramadanin.

Nga Ramadani është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna të tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

Lajmet Musliu thotë që inspektori i AKI-së është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!