Në Mrasor të Rahovecit përurohet busti i heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri

Sot, në ditëlindjen e tij të 57, në fshatin Mrasor, është zbuluar busti i bronztë i heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri.

Kryetari Latifi ka thënë se Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serb, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

“Në këtë pritë ai luftoi krah më krah me dëshmorin e kombit Fitim Durakun, i cili nga plagët e marra të asaj dite u pavdekësua më 4 prill 1999. Në ballafaqim me pritën e mirëorganizuar të armiqve, plagë të rënda kishin marrë edhe Xhavit Elshani nga Pirana dhe Mustafë Bajraktari nga Polluzha”, ka shkruar ai mes të tjerash.

Pas 18 vitesh mbyllet kafiteria ikonë në Rahovec, U2

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!