Shkuarja në Haxh sivjet, Kosova pas Bosnjës me çmimet ndër më të lartat në rajon

Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin çmim për shkuarjen në Haxh këtë vit, prej 5,700 euro.
Bashkësitë Islame kanë publikuar pakot e sivjetme, veçse çmimi i njëjtë i bënë të dy vendet të kenë njërin prej çmimeve më të larta për kryerjen e këtij obligimi fetar, njofton Klankosova.tv.
Listën e rajonit e kryeson Bosnja e Hercegovina prej mbi 6 mijë e 140 euro për shkuarjen në Haxh.
Bashkësia Islame e Shqipërisë ka publikuar pakon që ka çmimin prej 4 mijë e 900 eurove.
Ndërsa Bashkësia Islame e Bullgarisë ka publikuar çmimin më të lirë për shkuarjen në Mekë këtë vit prej 4 mijë e 300 eurove.
Lajmet Shkuarja në Haxh sivjet, Kosova pas Bosnjës me çmimet ndër më të lartat në rajon >> Rahoveci.info.