Abdixhiku uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, njofton Klankosova.tv.

“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun z. Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkëpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik”, ka thënë Abdixhiku.

“Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare”, shtoi ai.

 

Lajmet Abdixhiku uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!