Beniada feston ditëlindjen e 31-të

Modelja shqiptare Beniada Nishani, feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 31 vite jetë.
Beniada ka thënë se është krenare për këto vite, teksa ka treguar se ky vit ka qenë një vit i mrekullueshëm për të.
“Urimet më të mira për jetën, për gjërat e thjeshta dhe te pastra, urimet me të mira për ata qe zgjohen me nje buzëqeshje çdo ditë. Krenar për 31 vitet e mia, ky vit ka qenë një vit i mrekullueshëm falë edhe të gjithë juve. Ju dua shumë Beniada”, ka shkruar Beniada në Instagram.
Beniada ishte pjesë e Big Brother VIP këtë vit, ku edhe u bë më e njohur për publikun shqiptar./21Media
Lajmet Beniada feston ditëlindjen e 31-të >> .