“Çfarë muaji për Vedat Muriqin”

Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë për muajin maj në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.
28-vjeçari ishte ndër futbollistë kryesorë të Mallorca, e cila në fund e siguroi edhe mbijetesën në La Liga.
Faqja zyrtare e La Ligas në “Instagram” ka publikuar një fotografi të Vedat Muriqit, teksa ka treguar se ai e ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit”.
“Çfarë muaji për Vedat Muriqin” thuhet në postimin e La Ligas, krahas një video të publikuar të tij./Rahoveci info/
Lajmet “Çfarë muaji për Vedat Muriqin” >> Rahoveci info.